Maqedonia po zbrazet me shpejtësi
Trendi i zvogëlimit të numrit të fëmijëve është i njëjtë me trendin e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe zvogëlohet për rreth 200 000. Sipas statistikave dhe lëvizjes së popullsisë në Evropën Juglindore, Maqedonia është në vendin e parë famëkeq, pra që nga viti 2012 ka humbur 11 për qind të popullsisë, përcjell FLAKA.
Që nga viti 2010, kurba tenton të bjerë në një kufi të caktuar dhe mbetet në kufi. Këto janë përvojat e vendeve të tjera evropiane që kanë kaluar në këtë proces të quajtur tranzicion demografik, në të cilin lindshmëria zvogëlohet deri në një kufi, stabilizohet dhe fillon të rritet, thotë për Tv 24 demografja Jane Krsteski.
“Nëse duhet të bëjmë një krahasim sa i përket popullsisë në të kaluarën dhe sot, fatkeqësisht në vitin 2011 nuk kemi pasur regjistrim, është anuluar dhe mund të bëjmë një krahasim me regjistrimin e vitit 2002. Atëherë popullsia ishte rreth dy milionë e shtatëdhjetë mijë qytetarë. Ndërsa sipas regjistrimit të fundit të popullsisë kemi rreth një milion e tetëqind mijë qytetarë. Mund të themi se kemi një ulje prej rreth dyqind mijë banorësh. Tendenca e uljes së numrit të fëmijëve është e njëjtë me trendin në rënie të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Vetë emigracioni është i motivuar nga kushtet socio-ekonomike dhe mundësitë për të krijuar familje këtu. Disa politika rreth kësaj çështje mund të ndikojnë gjithashtu”, thotë Jane Krsteski, demografe nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Jetëgjatësia e të porsalindurve në vendet e Evropës Juglindore është zgjatur nga pesë deri në gjashtë vjet, njerëzit jetojnë më gjatë dhe ka gjithnjë e më shumë të moshuar. Numri i të porsalindurve po bie, duke ushtruar presion mbi ekonominë dhe problemet që lindin nga plakja e popullsisë, siç është qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve. FLAKA

















