Nga e mërkura shi dhe erë, ndërsa në pjesët malore borë
Prej të mërkurës deri në fillim të javës së ardhshme zona e vendit do të jetë nën ndikimin e një sërë valë të lagështa, të cilat do të shkaktojnë që moti të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 km/h), lokalisht në formë stuhie, bëri të ditur DPHM.
Nga dita e premte, veçanërisht gjatë fundjavës për shkak të zbritjes së një mase ajrore të ftohtë, reshjet në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të krijohet një shtresë e re bore.
Gjatë kësaj periudhe reshjet do të kenë kohë pas kohe karakter intensiv, vende-vende mbi 40 l/m2 për një periudhë të shkurtër. Në Shkup prej të mërkurës deri në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët e luginës ditën e mërkurë reshjet e shiut do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me erë të fortë dhe bubullima. Nga e premtja deri në fillim të javës së ardhshme do të ketë rënie më të madhe të temperaturës me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
















