RMV, formohet shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 12:20 Përditësuar

RMV, formohet shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar një shtab për kriza, i cili do të ketë kompetenca për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Lindja e Mesme, nëse ka nevojë. Ky vendim është marrë pas sulmit iranian ndaj Izraelit me dronë dhe raketa, në orët e para të 14 prillit. Izraeli ka thënë se bashkë me aleatët ka rrëzuar shumicën e dronëve dhe raketave.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi të dielën se evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të varet nga puna e aeroportit në Tel Aviv, i cili u rihap në mëngjes. Rruga e dytë e mundshme për evakuim është përmes Jordanisë.

Në shtabin e krizës janë të njëjtët anëtarë që ishin në shtabin në tetor të vitit të kaluar për evakuim të shtetasve maqedonas nga Izraeli, pas sulmeve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – në tokën izraelite, më 7 tetor. Osmani shtoi se në Izrael janë 40 deri në 50 qytetarë, mes të cilëve edhe familjarët e personelit diplomatik në Tel Aviv.

162
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Izrael që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Tel Aviv, ndërsa në dispozicion janë edhe telefonat e shërbimit të MPJ-së në Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.

“Për fat të keq, paralajmërimet për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme janë bërë të vërteta. Çdo dhunë është e dënueshme, qoftë nga Izraeli, Irani apo Hamasi. Ne i dënojmë të gjitha veprimet, siç i dënuam të mëparshmet, dhe siç do t’i dënojmë sulmet e radhës hakmarrëse që janë paralajmëruar”, tha Osmani.

Ai kërkoi nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për shkak të rrezikut nga përshkallëzimi, dhe aktivizimin e rrugës ballkanike të emigrimit. Nga kabineti i presidentit Pendarovski thuhet se për momentin nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit.

“Presidenti Stevo Pendarovski është në komunikim me partnerët tanë në NATO. Situata po monitorohet me kujdes dhe aktualisht vlerësohet se nuk ka kërcënim për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e presidencës së Maqedonisë së Veriut. (REL)

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 12:20 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
162
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?