Rusia synon krizë energjetike! Termocentralet në Ukrainë shënjestrën e sulmeve. Zelensky i zhgënjyer për …

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 20:44

Rusia synon krizë energjetike! Termocentralet në Ukrainë shënjestrën e sulmeve. Zelensky i zhgënjyer për …

Termocentralet dhe infrastruktura energjetike e Ukrainës janë vënë në shënjestër të sulmeve ruse, në atë që po cilësohet si një fazë e re e luftës tashmë në vitin e tretë. I zhgënjyer për situatën, Zelensky përsërit thirrjen për ndihmë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në një fazë të re, duke vënë në shënjestër infrastrukturën energjitike.

Sulmet janë bërë më të shpeshta e dhe masive! Bëhet fjalë për dronet Shahed të prodhuar nga Irani, i njëjti lloj që është lëshuar nga Teherani në Izrael.

Presidenti Volodymyr Zelensky vuri në dukje se kur flitet për Ukrainën retorika nuk e mbron qiellin. Ai tha se tingulli i atyre dronëve, qoftë mbi Lindjen e Mesme apo në Evropë, duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për botën e lirë.

“Bota nuk mund të presë që të vazhdojnë diskutimet, fjalët nuk i ndalojnë dronët dhe nuk përgjojnë raketa. Vetëm ndihma e prekshme e bën. Ndihma që ne presim”, tha ai.

Ndërsa Ukraina përpiqet të riparojë atë që mundet dhe të japë energji elektrike nëpër shtëpi dhe industri, sulmet e Rusisë nuk kanë të ndalur.

158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Një objekt i madh afër Kievit u godit javën e kaluar ndërkohë që në verilindje, në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të tre termocentralet kryesore janë në rrënoja.

Burime të tjera pranë BBC thonë se në të kaluarën, raketat dështonin ose shkaktonin më pak dë

Kjo bën që disa prej zyrtarëve të dyshojnë se agjentët rusë brenda Ukrainës po i japin informacione Moskës, pandaj Rusia tashmë e di se ku duhet të synojë.

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, gjenerali Oleksander Syrskyi, tha në fundjavë se situata përgjatë pjesëve të vijës së frontit ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Dhe tani ka një arsye të re për shqetësim thotë BBC pasi shumë venë re ndryshimin në përgjigjen që perëndimi dhe SHBA dha ndaj krizës në rritje në Lindjen e Mesme.

Izraeli ka pasur mbështetje të drejtpërdrejtë për të mbrojtur qiellin e tij nga raketat dhe dronët iranianë, edhe pse të njëjtat vende e kufizojnë ndihmën e tyre në Ukrainë, e cila është nën sulmin rus çdo ditë.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 20:44

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?