Specializantët në Maqedoninë e Veriut vendosën që edhe nesër të vazhdojnë me grevë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 21:55

Specializantët në Maqedoninë e Veriut vendosën që edhe nesër të vazhdojnë me grevë

Përfaqësuesit e Asociacionit të specializantëve dhe mjekëve të rinj, në orët e pasdites kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Qeverisë, ku kanë parashtruar kërkesën që nesër pas seancës qeveritare të ofrohet zgjidhje rreth kërkesave të tyre, përndryshe greva vazhdon, transmeton Portalb.mk.

“Mendimi i Ministrisë tregon se me siguri nuk do të ketë mundësi para zgjedhjeve të plotësohen kërkesat tona. Kemi marrë premtim se nesër në seancën e Qeverisë do të prezantohen kërkesat tona dhe do të dilet me qëndrim dhe njoftim zyrtar”, sqarojnë nga Asociacioni.

Ata demantuan edhe vlerësimin e ministrit se pas grevës së specializantëve qëndrojnë interesat partiake.

“Informojmë publikun se greva do të vazhdojë edhe nesër, derisa Ministria për Shëndetësi pas seancës së nesërme qeveritare nuk del me qëndrim dhe njoftim zyrtar”, njoftojnë nga Asociacioni.

Grevistët paralajmërojnë që pasi Ministria të del me qëndrim zyrtar rreth kërkesave të tyre, ata do të marrin vendim në lidhje me vazhdimin e grevës.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri mbështet kërkesat e specializantëve privatë për rritjen e kompensimit që marrin çdo muaj, si dhe për sigurimin shëndetësor, por gjithsesi kërkon durim derisa të kalojnë zgjedhjet dhe më pas zgjidhjen e problemeve. Sipas Demirit, prapa grevës së nisur sot nga specializantët privatë fshihet edhe prapavija politike.

Kujtojmë se punëtorët shëndetësorë me 8 prill në organizatën e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, të përkrahur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) protestuan për punësim jo selektiv, përshtatje të pagave sipas Ligjit për pagë minimale dhe rritje të koeficienteve si shtesa në paga.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.