Arsovska akuzon ministren e kulturës se po gënjen rreth zjarrit në Sallën Universale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Prill, 2024 16:46

Arsovska akuzon ministren e kulturës se po gënjen rreth zjarrit në Sallën Universale

Duke shfaqur video nga deklaratat e ministres së Kulturës, Bisera Kostadinoska Stojçeska, nga zjarri që kaploi Sallën Universale para një jave, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, akuzoi se rikontruktmet e objektit janë zhvilluar pa dijenin e qytetit të Shkupit, si pronar i sallës dhe as nuk kanë qenë të njoftuar për fillimet e punimeve.  Arsovska i bëri një duzinë pyetje ministres së Kulturës, duke e akuzuar atë se gënjen për gjithçka që tha për Sallën Universale. Ndër të tjera, ajo pyeti se nëse ministrja ka pasur informacion për djegien e objektit një orë para se të raportohet në Ministrinë e Brendshme, pse nuk e ka raportuar të njëjtin.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

“Zjarri është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga një kalimtar rasti në orën 9:50, ndërsa në orën 9:55 në vendgjarje kanë dalë zjarrfikësit me 9 automjete, pas së cilës zjarri është lokalizuar. Më pas u raportua se shkak ka qenë një kabllo e vjetër, pasi në vendin tonë shkaqet e zjarreve janë kabllot. Ministrja e Kuturës të shpjegojë nëse dhe si ka pasur informacion se ka pasur zjarr në objekt një orë para se të raportohet, gjegjësisht nëse e ka ditru para orës 9 të mëngjesit, pse nuk e ka raportuar”.

Në vazhdën e pyetjeve të Arsovskës ndaj ministres së Kulturës, kryetarja e qytetit gjithashtu pyeti se pa pasur prokurim publik për ndërtimin e sallës, në bazë të cilit projekt kanë vazhduar punimet në atë objekt.

Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit

“Në bazë të cilit projket është vazhduar ndërtimi i Sallës universale në Shkup? Në bazë të cilit opinion mbi qëndrueshmërin dhe mbrojtjen sizmike është rikonstruktuar objekti? Kësh është menaxheri i ndërtimit të Sallës Universale në momentin e zjarrit dhe kush është mbikqyrës i ndërtimit në momentin e rënies së zjarrit? Kur, kur dhe nga kush sigurohet godian e Sallës Universale”.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, gjithashtu tregoi edhe një dokumеnt, sipas të cilit, siç tha ajo nuk mund të bëhet më punë dhe ndërtim në projektin për Sallën Universale, pasi sipas saj kompania që ka pasur kontratë për punë ka punuar në kundërshtim me projektin bazë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Prill, 2024 16:46