Vuan dënimin në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, Kathimerini: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet nga partia e Mitsotakis

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 08:46

Vuan dënimin në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, Kathimerini: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet nga partia e Mitsotakis

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, sipas gazetës greke “I Kathimerini”.

Burime për median greke bëjnë me dije se Fredi Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek.

Ekathemerini shkruan se deri mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët e “Demokracisë së re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, raporton Euronews Albania.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi u dënuan nga Shkalla e Parë e GJKKO për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk ka mundur ta marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për të kryer betimin.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 08:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media