Zgjedhjet Presidenciale/ Akuza për takime sekrete, gjuha e urrejtjes, thirrje për debate…!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 19:06

Zgjedhjet Presidenciale/ Akuza për takime sekrete, gjuha e urrejtjes, thirrje për debate…!

Nëse Mickoskit i intereson se kush nga bashkëpunëtorët e tij të afërt ka qenë tek, do t`i tregoj.

Në këtë mënyrë, kandidati presidencial Stevo Pendarovski, nga tubimi në Gazibabë ka komentuar akuzat e VMRO-DPMNE-së, se në kabinetin e tij ka patur bisedime sekrete për amnistimin e politikanëve.

“Nuk ka patur takime sekrete. Por, nëse Mickoski dorëzon dëshmi, unë them se nuk ekzistojnë, unë mund ta pyes nëse i intereson se kush ka kërkuar takim me mua dhe ti them data, emra, mbiemra, për shkaks e bëhet fjalë për bashkëpunëtorët e tij të afërt në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Nëse do mund ti them se çfarë kërkuan prej meje”, tha Stevo Pendaerovski.

Më shumë gra në Armatë dhe ARMV-ja t`I përmbush standardet e NATO-s, kanë qenë zotimet e kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së. Ajo gjithashtu ka deklaruar se gjuha e urrejtjes nuk I ngjan LSDM-së, por vazhond ta kundërshtojë edhe idenë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend.

“Problemi është i atyre që nuk duan që Presidenti të zgjidhet nga qytetarët, por këtë ta bëjë parlamenti. Patjetër të ketë zyra popullore ku presidenti do t`i dëgjojë problemet dhe sygjerimet e qytetarëve. Presidenti ka obligim të rëndësishëm edhe në krijimin e gjyqësorit të pavarur përmes Këshillit Gjyqësor”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Nga Dibra, kandidati presidencial I Frontit Evropian, Bujar Osmani, tha se në zgjedhjet e dyfishta në vend vendoset mes dy koncepteve – rrugëtimit evropian dhe supremacisë që kërkon 61 deputetë.

“Vendi jonë, shteti jonë, fati jonë, familjet tona, fëmijët tanë janë vendosur në mes dy alternativave ose në atë të integrimit ose në atë të izolimit, ose të bashkëjetesës, ose të supremacisë që kërkon 61 deputetë. Prandaj, po e nis edhe një herë me thirrjen ndaj kundërkandidates sime, Gordana Siljanovska Davkova, si përfaqësuese e alternativës së izolimit -eja në debat me mua”, tha Bujar Osmani.

Kandidati presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, gjatë tubimit në Zhelinë është zotuar për lidhje më të ngushta me Prishtinën dhe Tiranën.

“Me VLEN nuk ka më projekte në kurriz të Kosovës, por faktorizim të shteteve sovrane shqiptare. Do të kemi koordinim të plotë me dy shtetet shqiptare, e Shqipërinë dhe Kosovën. Do të theljojmë lidhjet me Tiranën dhe Prishtinën sepse ata janë vëllezërit tanë të gjakut”, tha Arben Taravari.

Kina është vendi që ofron shumë në fushën ekonomike, kurse nuk kërkon asgjë politikisht – tha gjatë një interviste për 360 shkallë, kandidatja presidenciale e “Levicës”, Biljana Vankovska. Sipas saj, Perëndimi po shndërrohet anti-intelektual.

“Perëndimi po humb vertikalen moirale, po miltarizohet dhe bëhet anti-intelektual. Cdo problem ka nis ta zgjidh me armë. BE-ja fatkeqësisht është e involvuar edhe në Gazë edhe në Ukrainë. Kur flet Makroni – kush flet? NATO ose BE?”, tha Biljana Vankovska.

Kandidati presidencial i koalicionit që ushëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, paralajmëroi reforma në funksionimin e pushtetit lokal.

“Si president I ardhshëm, do të propozoj reforma në pushtetin e katërt – në pushtetin lokal për shkak të funksionalitetit më të madh të vetqeverisjes lokale duke marrë parasysh se ky pushtet është më afër qytetarëve dhe servis për qytetarët”, tha Stevço Jakimovski.

Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “Znam” riaktulizoi temën e mungesës së debatit presidencial.

“U bëj thirrje kundërkandidatëve, para së gjithash dy nga më të favorizuarit në bllokun maqedonas dhe shqiptar që të mos ikin nga debatet dhe tu japin mundësi qytetarëve që tI dëgjojnë planet tona”, tha Maksim Dimitrievski.

Ndërkohë, për mungesën e debatit presidencial kanë reagur edhe organizata civile. Nëpër rrjete sociale shpërndahet një peticion me thirrjen “Patjetër të ketë Debat të kandidatëve Presidencial”./tvklan.mk

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 19:06

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Policia godet narkotikët në Gostivar, arrestohet 69-vjeçar

Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë

Universiteti nuk është zyrë shtetërore

Analiza Flaka: Çfarë zbulojnë deklaratat e Elezit dhe Stafajt për ligjin e ri të arsimit të lartë?

Elezi dhe Stafaj: Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë cenojnë rëndë autonominë universitare

Ligji i ri për arsimin e lartë cenon drejtpërdrejt autonominë e universiteteve dhe financimin e tyre

Ernest Muçi po shkëlqen te Trabzonspor, golat e tij vendimtarë mahnisin Turqinë

Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve”

Moti i keq në Marok: Mbi 150,000 persona të evakuuar nga përmbytjet

Bujar Osmani: Debati për gjuhën shqipe është kurth, ligji e garanton përdorimin e saj për të gjithë

Rama takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës, fokus te integrimi europian

Analiza Flaka: A e përdor VMRO-DPMNE partinë ZNAM si mjet për të luftuar VLEN-in dhe interesat shqiptare?

Sa gjumë na nevojitet sipas moshës dhe pse është thelbësor për shëndetin

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje miliarda-dollarëshe për energjinë bërthamore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al-Nassr për ndeshjen ndaj Al Fateh

Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re

Jack Grealish i detyruar të përfundojë sezonin për shkak të dëmtimit

Borussia Dortmund në avantazh për transferimin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani

Arbër Ademi i ashpër ndaj Filkovit: Problemi i tij nuk është Kushtetuta, por mentaliteti

Misophonia: Kur tinguj të përditshëm shkaktojnë zemërim të menjëhershëm

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

<