Forumi i Gruas i VLEN në Shkup organizoi Konferencë Rajonale, e pranishme Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë së Kosovës dhe kryetare e Forumit të Gruas të Vetëvendosjes

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 19:11

Forumi i Gruas i VLEN në Shkup organizoi Konferencë Rajonale, e pranishme Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë së Kosovës dhe kryetare e Forumit të Gruas të Vetëvendosjes

Forumi i Gruas i VLEN mbajti në Shkup Konferencë Rajonale me temë “Gratë në vendimarrje si cilësi e demokracisë”.

Në këtë konferencë morrën pjesë pjesmarrëse nga  koalicioni VLEN si dhe kandidatet gra nga ky koalicion e po ashtu të ftuar special nga rajoni sikurse Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, njëherit edhe kryetare e forumit të gruas të  Vetëvendosjessi dhe Ardita Saqipi anëtare e kryesisë së PVD, Preshevë.

Haxhiu dhe Saqipi vlerësuan veprimtarinë e kolegeve të tyre nga Maqedonia e Veriut, megjithatë ato inkurajuan që zëri grave të jetë më i zhvilluar në veprimtarinë e partive politike si dhe të avancohet në institucionet e shtetit.

Kjo konferencë për qëllim kishte ngritjen e vetëdijesimit, përfaqësimin e denjë të grave në vendimarrje politike në shtetet demokratike si cilësi demokratike e tyre.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media