Mariçiq: Qëndrimi i Maqedonisë për Srebrenicën është qartë i konfirmuar me Deklaratën e Kuvendit të vitit 2010

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Prill, 2024 21:21

Mariçiq: Qëndrimi i Maqedonisë për Srebrenicën është qartë i konfirmuar me Deklaratën e Kuvendit të vitit 2010

Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas njoftimit të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, për bashkësponsorizimin e Maqedonisë në rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, thotë se qëndrimi i vendit ndaj Srebrenicës është përcaktuar qartë nga një Deklarata në Kuvend në 2010.

Sipas Mariçiqit, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive.

“Qëndrimi i Maqedonisë është shumë i qartë dhe i përcaktuar me një deklaratë të Kuvendit në fillim të vitit 2010, kur Kuvendi ynë njëzëri e mbështeti rezolutën e PE për Srebrenicën, ku u dënua si gjenocid”.

“Megjithatë, ne duhet të dallojmë dy gjëra, njëra është në Srebrenicë, por ajo njollë nuk mund të hidhet mbi të gjithë popullin serb apo Serbinë. Përgjegjësia ndaj Srebrenicës duhet të individualizohet dhe prandaj ka gjykata dhe tribunale ndërkombëtare, të jetë me emër dhe mbiemër që në asnjë rast të mos sillet me një komb të tërë apo me një vend të tërë”, tha Mariçiq.

Lidhur me njoftimin e Osmanit se në seancën e Qeverisë do të propozojë tërheqjen e vendit nga nisma e Ballkanit të Hapur, Mariçiq thotë se duhet të vazhdojnë të gjitha iniciativat nga të cilat përfitojnë qytetarët e Maqedonisë. Anëtarësimi në Ballkanin e Hapur, beson ai, nuk duhet të politizohet.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Prill, 2024 21:21