Në të gjitha institucionet kulturore në Maqedoninë e Veriut nesër do të jetë hyrja falas

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Prill, 2024 19:39

Në të gjitha institucionet kulturore në Maqedoninë e Veriut nesër do të jetë hyrja falas

Ministria për Kulturë ka vendosur që për shkak Ditës botërore të monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike, hyrja në të gjitha institucionet të jetë falas, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak 18 Prillit, Ditës botërore e monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike, për nesër është siguruar hyrje falas në të gjitha institucionet nacional në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të cilat do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës”, njoftoi Ministria.

Përmes këtyre vizitave, qytetarët do të kenë mundësi të njoftohen me përmendoret dhe lokalitetet e ndryshme në Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip, Strugë, Ohër, Prilep, Strumicë dhe qytetet tjera ku ka institucione të tilla.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Prill, 2024 19:39