Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE pas 29 vitesh. Reagon ministri Hasani

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 21:13

Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE pas 29 vitesh. Reagon ministri Hasani

Pas 29 vitesh, Shqipëria ka dalë nga vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës. Për ministrin e Jashtëm, Igli Hasani vendimi vjen për shkak të disa faktorëve.

Hasani në platformën X:

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media