”Fake News”, po përhapen jo vetëm për politikë
Lajmet e rrejshme për të arritur efektin e duhur nga kreatorët e tyre vazhdojnë të jenë të pranishme në opinion dhe kryesisht në rrjetet sociale. Narativi i njohur në botë “Fake News”, është bërë përditshmëri e jona jo vetëm për propagandë politike por edhe në drejtime të tjera që ngjallin interes tek opinioni i gjërë.
Të shpeshta janë lajmet e rrejshme edhe për medikamente shëndetësore. Në “filtrin” e Flaka ra një postim i sponsorizuar në Facebook. Një faqe enigmatike me emër e mbiemër të rrjeshëm dhe me ueb link të dyshimt që mban emrin “Mary Steven”, propagandon një llojë hapash për kardiologji duke keqpërdorur emrin e kardiologut të njohur nga Maqedonia e Veriut, Sasho Kedev.

Në postim, Kedev citohet të ketë sugjëruar konsumimin e hapave që janë me çmim të lirë në treg dhe që mundësojnë pastrimin e enëve të gjakut brenda katër ditëve.

Nuk është herë e parë që shpërndahen postime të tilla të rrejshme që kanë për qëllim përfitime materiale dhe mashtrimin e njerëzve. Edhe në të kaluarën ka patur raste të shumta duke keqpërdorir identitetin e mjekëve të famshëm për të promovuar medikamente të ndryshme.
“Fake News” ka dëmtuar edhe imazhin e mediave, të cilat kanë qenë viktime e portaleve fantome, duke ripublikuar informacione të paverifikuara nga ta, siç është ky rast ku keqpërodet llogo e Tv Telma.
Ky term (Post-truth) është bërë i njohur viteve të fundit, pasi në vitin 2017 është quajtur edhe “fjala e vitit” për shkak të përdorimit të madh nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
Lajmet e rreme ose “fake news” janë informacione manipuluese që përhapen në media ose në internet me qëllim ndikimi mbi opinionin publik. Ato mund të dëmtojnë besueshmërinë te institucionet dhe mediat. Flaka Media & Gostivari Sot
















