Kovaçevski: Nuk ndalemi derisa Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 19:45

Kovaçevski: Nuk ndalemi derisa Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së

“Nuk heqim dorë nga e ardhmja” është motoja me të cilën LSDM-ja dhe Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane do të dalin në fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Në fillim të fushatës, kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski theksoi se kanë plan solid dhe të realizueshëm që është shndërruar në program për katër vitet e ardhshme. Ai paralajmëroi, siç tha, luftë këmbëngulëse dhe vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit. Kovaçevski shtoi se fokusi kryesor mbetet anëtarësimi në BE. Manifestimi kushtuar fillimit të fushatës filloi me video-fjalimin e kancelarit gjerman, i cili është edhe kryetar i partisë simotër të LSDM- PES, Olaf Scholc, me mesazhin se për BE të fortë nevojitet proces i zgjerimit me Maqedoninë e Veriut.

“LSDM dhe Koalicioni janë parti me plan të qartë për standard jetësor evropian, vend të begatë dhe të zhvilluar, në të cilin funksionon demokracia, sundimi i ligjit, drejtësia sociale dhe ku mediat janë të lira, prandaj po shkojmë drejt fitores. Nuk ndalemi derisa ta bëjmë Maqedoninë pjesë të Evropës – nuk ka dorëzim”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media