Ndalohet një 49-vjeçar nga Struga, kapet me lëndë narkotike

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 20:20

Ndalohet një 49-vjeçar nga Struga, kapet me lëndë narkotike

MPB njofton se është ndaluar një 49-vjeçar nga Struga për shkak se është kapur me lëndë narkotike.

Më datë 17.04.2024 në ora 19:30 në rrugën “Kuzman Josifoski Pitu” në Strugë, nga ana e punonjësve policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në kuadër të DPB Strugë, është ndaluar D.U (49) nga Struga tek i cili është gjetur material i bardhë pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media