Bellingham rrit gjasat për të fituar Topin e Artë pasi barazoi rekordin e madh të Ronaldos

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 21:12

Bellingham rrit gjasat për të fituar Topin e Artë pasi barazoi rekordin e madh të Ronaldos

Jude Bellingham ka barazuar një rekord të vendosur të Cristiano Ronaldos teksa ai po shijon një start të ëndërrave tek Real Madridi.

Sensacioni 20-vjeçar e ndihmoi Real Madridin që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, kur eliminuan Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’ pas ekzekutimit të penalltive.

Bellingham ishte përsëri fytyra kryesore e Real Madridit, kur në çastet e fundit të El Clasicos shënoi për t’i dhënë Real Madridit fitoren me rezultat 3-2, duke e afruar edhe më shumë drejt titullit të 36-të në La Liga.

Ky ishte goli numër 21 për Bellingham këtë sezon, ndërsa nuk ishte hera e parë që ai ishte ‘heroi’ i madrilenëve në El Clasico.

Pasi shënoi dy gola që i fituan Real Madridit ndeshjen ndaj Barcelonës, Bellingham e arriti rekordin që e ka vendosur pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

39-vjeçari që konsiderohet lojtari më vendimtar në histori të futbollit, ishte lojtari i fundit i Real Madridit i cili arrin të shënojë ndaj Barcelonës si vendas dhe mysafir, para se edhe Bellingham ta bëjë të njëjtën gjë.

Ronaldo e arriti këtë rekord në sezonin 2014/2015, duke e gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-1, teksa ka shënuar edhe në humbjen me rezultat 2-1 në ‘Camp Nou’./Telegrafi/

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 21:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media