Biznesi i preferuar i shqiptarëve, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Evropë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 08:47

Biznesi i preferuar i shqiptarëve, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Evropë

Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë sërish veten në vitin 2022, pas rënies që pësoi në periudhën e pandemisë.

Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022, aktiviteti i pijeve dhe shërbimit ushqimor regjistroi të ardhura prej 69 miliardë lekësh (rreth 650 milionë euro), me një rritje të fortë prej 47 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Këto të ardhura janë në fakt shpenzimet e klientëve vendas e të huaj për bare e restorante në vend.

Ky është niveli më i lartë i të ardhurave të regjistruara ndonjëherë. Rritja e çmimeve në bare e restorante është një nga arsyet që ka ndikuar. Sipas INSTAT, në 2022, çmimet në bare e restorante shënuan rritjen më të lartë në 15 vjet ndonëse me ritme të ngadalësuara tendenca vazhdoi edhe në 2023.

Ndërsa emigracioni i popullsisë, sidomos i të rinjve, ka ndikuar në frekuentimin e bareve nga vendasit, këta janë kompensuar nga turistët. Të dhënat e INSTAT treguan se në 2022, vendin e vizituan mbi 7 milionë shtetas të huaj dhe në 2023, shifra arriti në 10 milionë.

Ndonëse të huajt që vijnë në Shqipëri janë përgjithësisht me çanta shpine që konsumojnë pak, sërish ata i gjen rëndom në bare e restorante në zonat kryesore turistike të vendit e në kryeqytet.

Numri i bareve u rrit për herë të parë që nga 2016-a

Biznesi i bareve e restoranteve arriti kulmin në 2016, kur numri i tyre arriti në gati 19 mijë. Më pas u shënua një rënie e vazhdueshme në linjë me ciklin e ri të emigracionit, që uli frekuentimin e tyre, por dhe me krijimin e linjave më të mëdha të bareve, që konkurruan kafenetë e vogla. Në 2021, numri i bareve e restoranteve zbriti në 14.7 mijë, niveli më i ulët që nga 2013-a.

Por, në 2022 u shënua dhe një rritje e numrit të bareve e restoranteve për herë të parë që nga 2016-a. Numri i tyre u rrit me 4%, duke arritur në 15.3 mijë, nga 113 mijë që është total i ndërmarrjeve në vend.

Rekord në Evropë

Përgjithesisht baret e restorantet në shtetet e Evropës janë të përqendruara në rrugicat e zonave turistike. Në asnjë vend të Evropës nuk gjen kaq shumë bare e restorante në çdo lagje apo rrugë sa tek ne.

Numri i lartë i kafeneve që ka Shqipëria reflektohet dhe në krahasimin e strukturës së bizneseve në Evropë.

Të dhënat e Eurostat, të përpunuara nga Monitor tregojnë se mesatarisht vetëm 4.8% e totalit të bizneseve ushtrojnë aktivitetin e pijeve dhe shërbimit ushqimor. Të dhënat janë për vitin 2022. Në Shqipëri, sipas INSTAT aktivitetet e pijeve e shërbimit ushqimor zënë 13.5% të totalit, që është më e larta në Evropë.

Pas Shqipërisë renditet Bosnjë-Hercegovina, me 11.3%, e ndjekur nga Zvicra me 8.9%, Greqia 8.5%, Serbia 8.4%.

Spanja dhe Italia, që janë dy shtetet ndër më turistike të Europës, kanë përkatësisht 7.8 dhe 5.9% të bizneseve të përqendruar në aktivitetin e pijeve e shërbimit ushqimor.

Shtetet që u kushtojnë më pak “vëmendje” biznesit të kafeneve janë Norvegjia (2.2%), Polonia (2.2%), Estonia (2.1%).

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 08:47

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin

Ushqimet e shpejta, këshilla për të shmangur sëmundjet

Vitaminë C dhe fibra: Pse duhet të konsumoni më shumë limon

Boronica: Super-fruti që revolucionarizon shëndetin

Largim i papritur i trupave gjermanë nga Grenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes

Reshje bore dhe temperatura deri -10°C priten javën e ardhshme

Zemërim në Madrid: Lojtarët dhe drejtuesit e Realit të mërzitur pas reagimit të tifozëve në Bernabéu

TikTok prezanton teknologji të re për verifikimin e moshës në Bashkimin Evropian

OpenAI teston reklamat në ChatGPT dhe lançon abonimin e ri “Go”

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?