Reagon shefja e delegacionit serb në AP të KiE-së: Kosova nuk është shtet

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 22 Prill, 2024 10:17

Reagon shefja e delegacionit serb në AP të KiE-së: Kosova nuk është shtet

Kryetarja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiq-Pilja, ka thënë sot se me rekomandimin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ajo organizatë ka treguar se nuk e respekton statutin e saj.

“Në statutin e tyre shkruhet se anëtar i KiE-së mund të jetë vetëm shtet, e Kosova nuk është shtet dhe se mund të jetë shtet evropian ku respektohen të drejtat e njeriut dhe ka shtet ligjor. Dhe nuk ka shtet ligjor, as të drejtat e njeriut nuk respektohen, por kjo padyshim nuk do të thoshte asgjë për ta”, tha Biljana Pantiq-Pilja për TV Pink.

Ajo shtoi se një rezultat i tillë ishte i pritshëm, por edhe se gjatë votimit është treguar se nuk ka unitet në KiE.
“Ne e prisnim këtë lloj rezultati, por 40 vota nuk janë pak. Pikërisht 40 vota kundër, 11 abstenime nga 131 nuk janë pak dhe kjo është një e treta. Kjo tregon se nuk ka unitet në Këshillin e Evropës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Pantiq-Pilja.

Sipas saj, raportuesja e KiE-së për pranimin e Kosovës, Dora Bakojanis ka treguar “sa hipokrite është”.

“Së pari kemi pasur një mbledhje të komisionit politik në fillim të marsit ku me vendosmëri ka deklaruar tri kushte – Asociacioni, kthimi i tokës në Manastirin e Deçanit dhe shpronësimi i tokës. Dhe ajo tha se nëse ka progres do ta informojë Komisionin Politik të SE. U kthye toka, e shpallën një lloj suksesi”, tha Pantiq Pilja.

Ajo ka vlerësuar se Bakojanis ka ndryshuar mendje me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas saj, vendimi përfundimtar për anëtarësimin do të merret nga Komiteti i Ministrave më 16 dhe 17 maj dhe se nëse çështja e anëtarësimit të Kosovës futet në rend dite, dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës nevojiten që propozimi të kalojë, që do të thotë votat e 31 vendeve.

Pantiq-Pilja beson se situata në Komitetin e Ministrave do të jetë më e mirë se kur votohet në PS SE, sepse Serbia mund të llogarisë në votën e Azerbajxhanit, delegacioni i të cilit u pezullua në PS dhe për këtë arsye nuk mund të votonte për Serbinë.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 22 Prill, 2024 10:17