Shkollat profesionale në kërkim të nxënësve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Prill, 2024 19:05

Shkollat profesionale në kërkim të nxënësve

Shkollat e mesme profesionale tashmë kanë nisur garën për pranimin e sa më shumë semimaturantëve. Nga shkolla e mesme profesionale “Zdravko Cvetkovski” thanë se përveç interesimit për arkitekturë dhe dizajn interesimi ka nisur të rritet edhe për drejtimet ndërtimtari dhe gjeodezi për të cilat janë paraparë edhe bursa.

“Të gjitha drejtimet janë drejtime që kanë të ardhme. Arkitektura dhe dizajni janë pak më të kërkuara mirëpo edhe ndërtimtaria dhe gjeodezia kanë rritje. Edhe këtë vit, ndërtimtaria dhe gjeodezia janë duale dhe nga Ministria e Arsimit do të kenë bursa”, tha Tesnim Etemi, zv drejtor.

Nxënësit që janë në përfundim të arsimit profesional vlerësojnë se gjetja e një vendi të punës është e sigurt, e lehtë e madje fitimprurëse.

“Vlerësoj se na ofron mundësi të mëdha për të ardhmen. Edhe nëse nuk vazhdojmë me drejtimin tonë sërish kemi fituar shumë njohuri që mund ti shfrytëzojmë”, tha një nxënëse.

“Arkitektura dhe interior dizajn është e njëjtë pothuajse, vetëm interior dizajn ka më shumë ngjyra, më shumë perspektive dhe duhet me pas më shumë kreativitet mi shpreh ato”, shtoi një tjetër.

Edhe këtë vit janë parashikuar bursa për nxënësit thuajse në të gjitha drejtimet profesionale./Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Prill, 2024 19:05