Ursula von der Leyen bisedë telefonike me Joe Biden, frikë për luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 21:18

Ursula von der Leyen bisedë telefonike me Joe Biden, frikë për luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka pasur një komunikim me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden. Ajo ka ndarë detaje nga telefonata përmes një postimi në platformën “X”.

Ursula von der Leyen falënderoi “Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për mbështetjen e tyre dypartiake në Ukrainë ” dhe foli për “një vendim historik që do të bëjë një ndryshim .”

Ajo shtoi se së bashku me presidentin Biden diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e ardhshme./vizionplus.tv

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 21:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media