Zbulohet arsyeja qesharake pse La Liga nuk e ka teknologjinë e vijës së golit

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 21:04

Zbulohet arsyeja qesharake pse La Liga nuk e ka teknologjinë e vijës së golit

Barcelonës iu mohua mundësia për të rimarrë avantazhin në El Clasico ndaj Real Madridit, për shkak të mungesës së teknologjisë së vijës së golit e cila nuk ishte në dispozicion të gjyqtarëve të La Ligas.

Ekipi i Xavit fitoi një rivënie këndore në minutën e 28-të, të cilën e ekzekutoi Raphinha. Ai e bëri këtë afër shtyllës dhe topi ra në këmbët e Lamine Yamal i cili e devijoi atë, duke e lënë Andriy Lunin në telashe të mëdha.

Portieri ukrainas reagoi shpejt dhe disi e largoi topin, por shumë pasiguri u shfaqën lidhur me atë se a e kaloi topi vijën e portës a po jo.

Kjo bëri që gjyqtari i ndeshjes të konsultohej me dhomën e VAR-it, por këta të fundit në mungesë të provave bën thirrje që të vazhdohej me rivënie këndore.

Pse La Liga nuk e përdor teknologjinë e vijës së golit?

Teknologjia e vijës së golit është më se e nevojshme në futbollin modern. Duke marrë parasysh numrin e madh të kamerave që vendosen në portë, kjo ndihmon gjyqtarët që të shmangin çdo situatë të diskutueshme.

Këtë teknologji e zotërojnë pothuajse të gjitha ligat e mëdha në botë si Liga Premier, Serie A dhe Ligue 1.

Por përse futbolli spanjoll, më saktësisht La Liga, nuk e ka këtë teknologji pothuajse një dekadë pasi u prezantua? Arsyeja pse elita e futbollit spanjoll nuk e zotëron këtë teknologji është për shkak se presidenti i saj, Javier Tebas, ka thënë në një intervistë se ‘kushton shumë’.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll El Larguero, Tebas nuk është i gatshëm që të paguajë 2.6 milionë euro për ta inkuadruar këtë teknologji në futbollin spanjoll./Telegrafi/

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media