“Do e shpallim organizatë kriminale”/ Meta sulmon SPAK, nuk ndal fyerjet ndaj Dumanit: Nuk i druhem një prokurori që nuk di të lidhë dy fjalë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Prill, 2024 20:08

“Do e shpallim organizatë kriminale”/ Meta sulmon SPAK, nuk ndal fyerjet ndaj Dumanit: Nuk i druhem një prokurori që nuk di të lidhë dy fjalë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe gjatë ditës së sotme (23 prill) ka vijuar me sulmet dhe fyerjet kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Fillimisht në një konferencë për mediat në Shkodër, i pyetur nga gazetarët nëse i druhet një arrestimi të mundshëm dhe nëse shfaqjet e tij së fundmi janë një formë presioni ndaj SPAK, Meta tha se nuk i frikësohet një arrestimi nga Dumani të cilin e fyeu sërish duke e cilësuar si “prokuror që nuk di të lidhë dy fjalë”.

“Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Jam mëësuar të them të vërtetën dhe aq më tepër t’i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës për shkak të kësaj afere dhe aferave të tjera. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetajn që të mbyllte gojën në nvend që t’i ofronte marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionin e bërë nga shefi i tij. Dhe aq më tepër të druhet Ilir Meta nga një prokuror që i dridhet goja dhe nuk di të lidhë dy fjalë. Edhe ato ia shkruajnë.

Jep alarmin për të bërë deklarata për të mbrojtur një çmenduri që e ka thënë publikisht, në rast se nuk ka qenë sozia e tij që afërmendsh gjykatat vendosin atë që kërkon prokuroria. Kjo ndodhte vetëm në kohën e Kadri Hazbiut”- u shpreh Meta ndër të tjera.

Më tej gjatë një takimi që patët me delegatët e Partisë së Lirisë në Tiranë, Meta ashpërsoi tonet ndaj SPAK, duke u shprehur se do ta shpallte Prokurorinë e Posaçme “organizatë kriminale” nëse nuk distancohet nga sjellja që ai e cilësoi të njëjtë me atë të një “organizate politike”.

“SPAK-u të ndalojë së sjelluri si organizatë politike përndryshe do e cilësojmë si organizatë kriminale. U bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK të distancohen nga Altin DUmani. Ai është bërë zëdhënës i Ëngjëll Agaçit”– tha kreu i PL.

Top Channel

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Prill, 2024 20:08