Mot me vranësira, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 23 Prill, 2024 08:25

Mot me vranësira, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

 Moti sot do të jetë kryesisht me reshje të përkohshme shiu, në disa vende më të rrëmbyeshme (dhe mbi 20l/m2), të ndjekura me bubullima veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, kumtoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu i ndjekur me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 gradë.

Era përgjatë Vardarit do të vazhdojë të forcohet edhe të mërkurën. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë paraqitje lokale dhe të përkohshme të shiut të përforcuar dhe kushte për bubullima. Pastaj vijon periudha e motit më të ngrohtë dhe stabil.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 23 Prill, 2024 08:25