Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 19:49

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme qëndron një rast i shkeljes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Një 19-vjeçar dhe një i mitur janë kapur nga Policia e Tetovës duke ngjitur materiale propaganduese në fshatrat e Tetovës.

“Më 23.04.2024 në ora 01.05 nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar ndaj denoncimit se persona që kanë qenë me automjet, në fshatrat e Tetovës, gjatë heshtjes zgjedhore kanë ngjitur material propagandues për zgjedhjet presidenciale, ku në Siniçan janë kapur R.R.(19) dhe një i mitur, që të dy nga i njëjti fshat. Me të njëjtit është realizuar bisedë zyrtare në sektorin policor në Kamjan dhe është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim.

Shtohet se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media