Të ardhurat nga puna, 44 për qind e PBB
ONP-ja përcakton pjesën e të ardhurave nga puna në BPV si raport i të ardhurave totale nga puna ndaj BPV-së. Të ardhurat nga puna e BPV-së shprehen në shumë nominale ndërsa pesha e mësipërme shprehet në përqindje, thuhet në raport
Në analizën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) janë vërejtur dallime të mëdha në vendet evropiane sa i përket peshës së të ardhurave nga puna në PBB, gjegjësisht, pjesëmarrja e të ardhurave është në rënie. Siç thuhet në raport, reduktimi shoqërohet shpesh me një rritje të pabarazisë së të ardhurave pasi kapitali tenton të përqendrohet midis atyre me të ardhura më të larta.
“ONP-ja përcakton pjesën e të ardhurave nga puna në PBB si raport i të ardhurave totale nga puna ndaj BPV-së. Të ardhurat nga puna e PBB-së shprehen në shumë nominale ndërsa pesha e mësipërme shprehet në përqindje”, thuhet në raport.
Të ardhurat nga puna përfshijnë kompensimin e punonjësve dhe një pjesë të ardhurave të vetë-punësuarve. Sipas të dhënave të ONP-së pjesa e të ardhurave nga puna në BPV është më e lartë në Zvicër (70,5%), ndërsa më e ulëta në Irlandë (30.6%). “Kjo përqindje në Bosnje Hercegovinë është 52.3% (kështu që Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 27 nga 41 vende) njësoj si në Serbi. Në Kroaci kjo përqindje është 56.4%, që është nën mesataren e Bashkimit Evropian (57%). Pjesa e të ardhurave nga puna në PBB në Slloveni është 59.8%, që është përqindja më e lartë në krahasim me vendet tjera të ish-Jugosllavisë. Mali i Zi me 46.5%, ndërsa Maqedonia e Veriut 44.5%”, thuhet në raport.
Irlanda, midis viteve 2011-2021 pa gjithashtu reduktimin më të madh në pjesën e të ardhurave nga puna në BPV (19.9%). Në periudhën e treguar, kjo rënie në Bosnje Hercegovinë arrin në 3,6%, që është rënia e pestë më e madhe në mesin e 20 vendeve evropiane në të cilat ka rënë pjesa e të ardhurave nga puna në BPV. Kjo rënie është më e vogël në Kroaci (2.3%), Maqedoninë e Veriut (1.4%). Në Letoni pjesa e të ardhurave nga BPV u rrit më së shumti në periudhën 2011-2021 (11%). (koha.mk)