Protestat pro-palestineze përhapen në universitetet amerikane, mbi 100 studentë të arrestuar

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 20:08

Protestat pro-palestineze përhapen në universitetet amerikane, mbi 100 studentë të arrestuar

Disa universitete në Shtetet e Bashkuara po përballen çdo ditë me protesta pro-palestineze. Studentët po demonstrojnë kundër luftës mes të Izraelit dhe Hamasit dhe kërkojnë që ndihmat humanitare të lejohen të arrijnë në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, ndërsa disa studentë dhe demonstrues janë arrestuar, duket se protestat nuk po shuhen.

Studentët pro-palestinezë protestojnë në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ndonëse administratorët bëjnë thirrje për heqjen e tendave që kanë ngritur protestuesit. Negociatat se si të shpërndahet turma janë duke u zhvilluar.

Javën e kaluar më shumë se 100 studentë u arrestuan në universitete në të gjithë vendin. Protestat po mbahen në një kohë kur administratorëve të shkollave u kërkohet të marrin masa kundër antisemitizmit.

Zëri i Amerikës ishte i pranishëm gjatë arrestimit të studentëve në Universitetin ‘Columbia’ të Nju Jorkut.

“Unë jam këtu së bashku me miqtë e mi për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe që ndihmat humanitare të arrijnë në Gazë”, tha një protestuese e cila nuk pranoi të japë emrin e saj.Profesorja e arkitekturës Mary McLeod shprehu pikëpamjet e saj për masat që po ndërmerren për demonstratat.

“Nuk e di pse u duhej të sillnin policë, t’u vendosnin pranga studentëve dhe pse nuk mund të pranonin disa çadra, ku studentët ishin krejtësisht të qetë”, thotë profesorja McLeod.

Një studente, e cila tha se është hebre nga Argjentina, nuk pajtohet.

“Është shumë e frikshme. Nuk mund të përqendrohem gjatë mësimit, sepse ata po bërtasin gjithë ditën. Kam frikë të them se jam hebre sepse aty ka ekstremistë. Ata mbanin fotografi në mbështetje të Hamasit”, thotë Ruth Katia Robles, studente e Universitetit ‘Columbia’.

Protestat kanë vazhduar të përhapen edhe në universitetet e tjera.

Të martën, një kamp me tenda u ngrit në Universitetin e Kalifornisë, ‘Berkeley’ në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit e një dite më parë në universitetet ‘Columbia’ dhe ‘Yale’.

Në Uashington, studentët në Universitetin Amerikan protestuan kundër politikave të brendshme që ata thonë se rezultuan nga demonstratat pro-palestineze në mbarë vendin dhe tani kufizojnë lirinë e tyre të shprehjes.

“Është një politikë e re që ndaloi protestat në ambiente të mbyllura, ndonëse ato janë mbajtur shpesh më parë. U kufizuan gjithashtu broshurat dhe materialet që mund të vendosen në universitet dhe kush mund ta bëjë këtë”, thotë Julia Comino, sekretare e Shoqatës së Studentëve të Universitetit Amerikan.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Universiteti Amerikan tha se direktivat synojnë të rrisin sigurinë për studentët dhe se administrata do të vazhdojë të mbështesë të drejtat dhe përgjegjësitë e shprehjes së lirë.Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson kërkoi dorëheqjen e presidentes të Universitetit ‘Columbia’, Minouche Shafik, gjatë një vizite në këtë universitet të mërkurën.

Të martën, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Hakeem Jeffries dënoi të gjitha format e antisemitizmit dhe kërkoi forcimin e përpjekjeve për të bashkuar komunitetet.

Pas fjalimit me rastin e Ditës së Tokës të hënën, Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai dënon protestat antisemite dhe, siç e tha ai, “ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët”.

Një eksperte për çështjet fetare dhe konfliktet thotë se institucionet akademike kanë nevojë për vende ku studentë të kenë mundësi për diskutime domethënëse.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për palët e përfshira dhe të kuptojmë se ka disa çështje në lidhje me drejtësinë që bashkojnë hebrenjtë, palestinezët myslimanë dhe studentët e krishterë. Çështja është se ka një keqkuptim të thellë se çfarë është dhe si përkufizohet antisemitizmi”, thotë Atalia Omer, profesore në Universitetin ‘Notre Dame’.

Ndërkaq, numri i viktimave në Gazë po rritet dhe nuk ka asnjë shenjë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit do të përfundojë së shpejti./VOA

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 20:08

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Policia godet narkotikët në Gostivar, arrestohet 69-vjeçar

Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë

Universiteti nuk është zyrë shtetërore

Analiza Flaka: Çfarë zbulojnë deklaratat e Elezit dhe Stafajt për ligjin e ri të arsimit të lartë?

Elezi dhe Stafaj: Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë cenojnë rëndë autonominë universitare

Ligji i ri për arsimin e lartë cenon drejtpërdrejt autonominë e universiteteve dhe financimin e tyre

Ernest Muçi po shkëlqen te Trabzonspor, golat e tij vendimtarë mahnisin Turqinë

Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve”

Moti i keq në Marok: Mbi 150,000 persona të evakuuar nga përmbytjet

Bujar Osmani: Debati për gjuhën shqipe është kurth, ligji e garanton përdorimin e saj për të gjithë

Rama takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës, fokus te integrimi europian

Analiza Flaka: A e përdor VMRO-DPMNE partinë ZNAM si mjet për të luftuar VLEN-in dhe interesat shqiptare?

Sa gjumë na nevojitet sipas moshës dhe pse është thelbësor për shëndetin

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje miliarda-dollarëshe për energjinë bërthamore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al-Nassr për ndeshjen ndaj Al Fateh

Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re

Jack Grealish i detyruar të përfundojë sezonin për shkak të dëmtimit

Borussia Dortmund në avantazh për transferimin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani

Arbër Ademi i ashpër ndaj Filkovit: Problemi i tij nuk është Kushtetuta, por mentaliteti

Misophonia: Kur tinguj të përditshëm shkaktojnë zemërim të menjëhershëm

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

<