Sot mbahet takimi i radhës në Bruksel

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 25 Prill, 2024 08:09

Sot mbahet takimi i radhës në Bruksel

Sot në Bruksel do mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën udhëheqjen e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtë dje e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, i cili tha se “Mund të konfirmojmë se takimi do të zhvillohet nesër”.

Në anën tjetër, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha për RTV21 se në takim nuk do diskutohet për Rregulloren e BQK-së.

“Nuk është takim për Rregulloren e BQK-së, po për modalitetin se si Serbia do dërgojë mbështetjen financiare për komunitetin serb, tashmë në mënyrë transparente. Në Bruksel nuk trajtohet apo diskutohet Rregullorja e BQK-se apo përmbajtja e saj”, konfirmoi Klisman Kadiu për RTV21.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 25 Prill, 2024 08:09