Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 26 Prill, 2024 22:08

Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë e përsëritjes së një katastrofe bërthamore të ngjashme me Çernobilin, pasi Ukraina shënoi përvjetorin e fatkeqësisë së vitit 1986.

“Centrali më i madh bërthamor në Evropë pranë Zaporizhzhya ka qenë në duart e terroristëve rus për 785 ditë”, tha kreu i shtetit ukrainas.

Ai i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Rusinë për ta rikthyer termocentralin nën kontrollin e ukrainasve, në mënyrë që bota të shpëtojë nga një katastrofë e re bërthamore.

Në të njëjtën kohë, Zelensky kujtoi njerëzit që ishin të përfshirë në katastrofën e Çernobilit 38 vjet më parë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Dhjetëra mijëra njerëz duke e rrezikuar shëndetin e tyre ndaluan përhapjen e gazit dhe ndihmuan në eliminimin e pasojave të tmerrshme të tij në vitet që pasuan”.

Ndryshe, aksidenti konsiderohet si fatkeqësia më e madhe bërthamore pasi reaktori i katërt i termocentralit të atëhershëm sovjetik shpërtheu.

Për shkak të radioaktivitetit, zona të mëdha si Ukraina dhe Bjellorusia u mbyllën dhe dhjetëra mijëra njerëz u zhvendosën.

Si pasojë e kontaminimit radioaktiv vdiqën mijëra njerëz.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 26 Prill, 2024 22:08