Meloni sulmon investigimin e RAI 3 dhe mbron Ramës: U linçua pse po ndihmon Italinë! Pas debateve, televizioni italian anuloi mbrëmë pjesën e dytë të dokumentarit

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 29 Prill, 2024 09:08

Meloni sulmon investigimin e RAI 3 dhe mbron Ramës: U linçua pse po ndihmon Italinë! Pas debateve, televizioni italian anuloi mbrëmë pjesën e dytë të dokumentarit

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojten homologut të saj shqiptar, Edi Rama në lidhje me reportazhin e realizuar një javë më parë nga televizioni Rai3. Në një takim partiak në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet për parlamentin europian, Meloni tha se Edi Rama u linçua vetëm sepse ndihmojë qeverinë e italianë të qendrës së djathtë.

“Kemi lidhur një marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist të Shqipërisë për të hapur dy qendra në Shqipëri për të lehtësuar presionin mbi brigjet tona dhe për të patur një efeket dekujarues të emigranteve që duan të vinë në Europe. Hapu qiell, pasi bënë gjithçka për të bojkotuar marrëveshjet me Tunizinë dhe Egjiptin, e majta arriti deri aty sa të propozojë largimin e Edi Ramës nga socialistët evropianë sepse kishte guxuar të ndihmonte, të vihej në dispozicion të qeverisë se qendrës së djathte për të ndihmuar Italinë.

Në vend që ta falenderonin që veproi në emër të solidaritetit europian, e linçuan. Madje, shërbimi publik Italian “telemeloni’, e keni parasysh telemeloni, i paketoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgojmë solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar që u linçuan vetëm sepse dëshiruan të ndihmonin kombin tonë”-tha Meloni.

Pas deklaratave të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, se homologu i saj, Edi Rama u sulmua për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Italinë, ka reaguar televizioni RAI3, duke paralajmëruar se do të publikonte fakte dhe dokumente të tjera mbrëmë, por kjo nuk ndodhi.

“Më ndihmoni t’i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’? Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’ Tematikës do t’i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’. Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar avantazhin e tyre në keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore”, thuhej në reagim.

Ndryshe nga raportimet gjatë ditës të autorit të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, televizioni shtetëror italian RAI 3 nuk e ka transmetuar mbrëmjen e kësaj të diele pjesën e dytë të investigimit për marrëveshjen e refugjatëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Emisioni “Report” në RAI 3 prej një jave ka nxitur reagime të forta në politikën shqiptare, por edhe në Itali. Në puntatën e së dielës nuk ka dhënë pjesën e dytë të materialit, reportazh të cilin e pati paralajmëruar pothuajse çdo ditë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Më herët gjatë të dielës, kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi gjatë konventës së partisë së saj se homologu i saj shqiptar, Edi Rama, po sulmohej për faktin e vetëm se po ndihmonte kombin italian. Në fjalimin e saj të gjatë, Meloni kërkoi nga mbështetësit që të shprehnin solidaritet me Ramën.

Ndaj deklaratave të Melonit reagoi Sigfrido Ranucci, autori i emisionit “Report”. Ai shkoi edhe më tej duke paralajmëruar publikimin e pjesës së dytë me të tjera investigime.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 29 Prill, 2024 09:08