Nëse je në lidhje me këtë shenjë astrologjike, ja çfarë duhet të dish

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 20:31 Përditësuar

Nëse je në lidhje me këtë shenjë astrologjike, ja çfarë duhet të dish

Jeni në lidhje me një djalë/ burrë të shenjës së Demit? Ju me fat, pasi do ju tregojmë çdo gjë që duhet të dini për meshkujt e kësaj shenje. Nga ajo që duhet të prisni kur takoheni me të e deri tek mënyra se si ta kënaqni, ‘Mindbodygreen‘ ju tregon gjithçka që duhet të keni parasysh:

Demi është shenja e dytë e vitit astrologjik dhe është një shenjë e tokës. Demi udhëhiqet gjithashtu nga Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë në astrologji, gjë që e bën Demin të vlerësojë veçanërisht kënaqësitë e thjeshta, por edhe luksin.

Kur bëhet fjalë për meshkujt Demi, kuptoni se ata priren të jenë njerëz goxha të drejtpërdrejtë, nuk janë frikacakë, ndaj merrni parasysh fjalët dhe veprimet e tyre. Demi do të thotë atë që mendon.

Disa fjalë kyçe të tjera që lidhen me meshkujt Demi përfshijnë:

-Praktik
-I ngadalshëm dhe i qëndrueshëm
-Kokëfortë
-Sensual
-I besueshëm
-Krijues

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, Demi është i shqetësuar për prakticitetin dhe përkushtimin. Burrat Dem, kanë qëndrueshmëri të madhe. Falë sundimtarit të tyre planetar, Venusit, meshkujt Dem gjithashtu kanë një butësi të caktuar që i bën ata të ndihen të besueshëm dhe të sigurt për të tjerët. Është shumë e mundur që ata të jenë gjithashtu tërheqës, pasi Venusi është planeti i bukurisë, por Demi shpesh është shumë i përulur për të kuptuar se sa të bukur janë.

Megjithatë edhe pse nuk zemërohen shpejt, mund të jenë kokëfortë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 20:31 Përditësuar