Rikthehet dyshja ikonike – Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin “Çka ka Shpija” – publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 20:41

Rikthehet dyshja ikonike – Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin “Çka ka Shpija” – publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Teuta Krasniqi do të jetë tani e tutje pjesë e serialit “Çka ka shpija”.

Dyshja ikonike Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna që fituan simpatinë e të gjithëve në serialin “Kafeneja Jonë” tashmë do të jenë bashkë në serialin “Çka ka shpija”.

Teuta do të jetë në rolin e Afërditës, partneres së Xhekut, siç u bë e ditur nga episodi i fundit në këtë serial.

Episodi nis me arratisjen e Xhekut nga policia, i cili për t’u strehuar vendosi që të shkojë tek shtëpia e Afërditës.

Inkuadrimi i Teuta Krasniqit në këtë serial vjen pas largimit të aktores Gresa Pallaska e cila luante rolin e gruas së Xhekut, Rabinë.

Largimi i saj nga seriali thuhet se kishte të bënte me një krisje raportesh me aktorin Naser Rafuna, por një gjë të tillë e kishte mohuar ky i fundit në një intervistë.

Asnjë reagim nuk është bërë nga ana e Gresës lidhur për këtë. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=j4QEthJ2iWc%3Ffeature%3Doembed
Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 20:41