Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën/ Vuçiq: Pak gjasa për të parandaluar dy proceset!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Prill, 2024 20:15

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën/ Vuçiq: Pak gjasa për të parandaluar dy proceset!

VUÇIQ: PAK GJASA PËR TË PARANDALUAR DY PROCESET!

Rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë shërben për të kërkuar dëmshpërblim lufte nga Serbia, kurse qëllimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Kosovës është padia kundër Serbisë, ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi të jashtëzakonshëm në Beograd.

Sipas tij, nuk ka gjasa të mëdha për të parandaluar këto procese.

“Në mënyrë brutale po shkelet Marrëveshja e Dejtonit dhe I pyes partnerët tanë amerikanë përse e shkelin këtë marrëveshje. Rezultati nuk do të jetë nënçmues për popullin serb. Për herë të parë Rezoluta do të miratohet me mbivotim” – tha Vuçiq.

“Po bëjmë gjithçka që të ndalojmë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës” – tha Vuçiqi duke potencuar se më 16 maj pritet votimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Pas vizitave të çuditshme në Athinën e Dora Bakojanit, tashmë nuk flitet për formimin e Asociacionit si kusht për anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës. Vjosa Osmani ka thënë se pas anëtarësimit, familjet e viktimave do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, për të paditur Serbinë. Për këtë shkak imperativi I tyre është që procesi të jetë i suksesshëm” – tha Vuçiq.

I pyetur nëse Dodiku do të kërkojë nga ai mbështetje për shkëputjen e Republika Sërpska nga Bosnja e Hercegovina, Vuçiqi ka theksuar se qëndrimi i Serbisë është se pranon integritetin territorial të Bosnjës dhe të Republika Sërpska në suaza të Bosnjë e Hercegovinës. Duke kërkuar respektimin e Marëveshjes së Dejtonit. /tvklan.mk/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Prill, 2024 20:15