Qyra: Qeveria e ardhshme të jetë më miqësore dhe më e afërt me odat ekonomike

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 2 Maj, 2024 19:32

Qyra: Qeveria e ardhshme të jetë më miqësore dhe më e afërt me odat ekonomike

Kandidati për deputet nga “VLEN” Bilall Kasami dhe lideri i LSDM-së dhe kandidati për deputet Dimitar Kovaçevski sot realizuan takim të veçanta me kryetarin e odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Mendi Qyra.  Kasami tha se ata i garantojnë qytetarët se ndryshimi vlen. Ndryshimi vlen tha Kasami  sepse bizneset tona vlejnë, bizneset tona vlejnë sepse zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për të rritur mirëqenien e qytetarëve. Ai theksoi se besojnë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve .

BILALL KASAMI KANDIDAT PËR DEPUTET NGA VLEN (00:41-01:00)

“Ne sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi, ku bashkërisht angazhohemi që të implementojmë gjitha politikat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në drejtim të avancimit të bizneseve që do të jetë një motor i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”.

Kreu i LSDM-së dhe kandidati për deputet Dimitar Kovaçevski tha se pjesë e diskutimeve të tyre kanë qenë reformat kryesore të cilat duhet të bëhen në fushën e ekonomisë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË

“Diskutuam edhe për reformat kryesore në shtet të cilat lidhen edhe me integrimet e vendit në EU, i informuam qartë se ne nuk dorëzohemi si parti për antarsimin e vendit në EU. Tregoi edhe kryetari i odës ekonmike se një pjesë e atyre pikave që ata i kanë dorëzuar deri te të gjitha partitë ne i kemi implementuar, siç janë rritja e rrogës minimale dhe mesatare, mbështetje të industrisë etj”.

Kryetari i odës ekonomike Mendi Qyra tha se beson që ato pika për të cilat kanë diskutuar qeveria e ardhëshme që do të foromohet do t’i zbatojë sepse  në të kundërtën ai tha se do të jenë zëri i ekonomisë dhe kundër asaj që nuk zbatohet.

MENDI QYRA KRYETAR I ODËS EKONOMIKE

“Folëm lidhur me të ardhmen e shtetit , me të ardhmen e ekonomisë në përgjithësi dhe besoj që disa pika të cilat ishin shumë të rëndësishme, neve u takuam dhe do të vazhdojmë që kur ato të jenë në qeveri  ti zbatojnë ato”.

Qyra pret që qeveria e ardhëshme të jetë më miqësore dhe më e afërt me odat ekonomike dhe me biznesin në përgjithësi.

/SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 2 Maj, 2024 19:32