Aksident i RËNDË në Tiranë/ Efektivët e “Shqiponjave” përplasen me motor dhe bien në lumin Lana

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 3 Maj, 2024 09:35

Aksident i RËNDË në Tiranë/ Efektivët e “Shqiponjave” përplasen me motor dhe bien në lumin Lana

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku janë përfshirë dy efektivë të forcave “Shqiponja”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek ura e Shkozës, ku efektivi ka humbur drejtimin e motorit me të cilin po udhëtonte së bashku me një koleg, dhe për pasojë të dy kanë përfunduar në lumin Lana.

Efektivët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 3 Maj, 2024 09:35