Aksident në rrugën Radovish – Shtip, ndërpritet komunikacioni

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Maj, 2024 20:06

Aksident në rrugën Radovish – Shtip, ndërpritet komunikacioni

Sot pasdite është ndërprerë komunikacioni në rrugën kryesore Radovish – Shtip, në afërsi të “Alkoplast”, për shkak të një aksidenti trafiku, njofton LAMM.

Ndërsa qarkullimi në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Maj, 2024 20:06