Arrestohen mbi 2 mijë studentë në ShBA pas protestave pro-palestineze

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 3 Maj, 2024 10:01

Arrestohen mbi 2 mijë studentë në ShBA pas protestave pro-palestineze

Mbi 2 mijë studentë janë arrestuar në kolegjet dhe universitetet amerikane që nga 18 prilli, pas protestave protestave pro-palestineze të cilat kanë shpërthyer në të gjithë ShBA-të.

Studentët protestues kryesisht kanë kërkuar nga kolegjet dhe universitetet e tyre që të largohen nga kompanitë që mbështesin Izraelin dhe luftën në Gaza, shkruan CNN.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se mospajtimet për luftën në Gaza s’duhet të çojnë në trazira, teksa shtoi se mbështetja e ShBA-së për Izraelin mbetet e palëkundur.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 3 Maj, 2024 10:01