Xhaferi për Pashkët: Të bashkuar të vazhdojmë dhe të sigurojmë mirëqenie..

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2024 11:49

Xhaferi për Pashkët: Të bashkuar të vazhdojmë dhe të sigurojmë mirëqenie..

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e vet, dërgoi telegram me urime për festën shumë të madhe krishtere, Ngjalljen e Krishtit – Pashkët, te kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit, Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, klerikëve dhe murgjve të KOM-AO, besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarëve që e festojnë sot festën.

“Kam kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, t’ju uroj festën shumë të madhe krishtere, Ngjalljen e Krishtit – Pashkët, Juve, Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, klerikëve dhe murgjve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarët që e festojnë sot festën.

Mesazhi i Pashkëve për fitoren e jetës mbi vdekjen është një mesazh që ngjall shpresë se për jetën, vlen të ndërmerret çdo hap guximi dhe sakrifice, hapi i cili çon drejt një qëllimi të ndritshëm. E mira e përbashkët, është një përcaktim i bekuar njerëzor dhe ajo mund të arrihet vetëm nëse respektohen postulatet bazë të cilave u referohen shembujt e shumtë në histori. Sidomos në kontekstin e sotëm, kur njerëzimi dhe bota për çdo ditë përballen me sfida të ndryshme që e kërcënojnë jetën, paqen, shëndetin dhe mirëqenien mentale, nevojiten më shumë se kurrë mesazhet e shpresës, unitetit dhe besimit në atë të mirë të përbashkët, të bazuar mbi praktikimin e vlerave universale siç janë humanizmi, solidariteti, përgjegjësia dhe respekti i ndërsjellë.

Roli juaj ka përgjegjësi të madhe dhe unë Ju uroj urtësi në përmbushjen e misionit tuaj fisnik. Ju uroj që festën ta kaloni me shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe lumturi mes të dashurve dhe me mirëkuptim, respekt të ndërsjellë dhe të bashkuar, të vazhdojmë ta avancojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të sigurojmë mirëqenie sot dhe për brezat e ardhshme”, qëndron në urimin e Kryeministrit Xhaferi drejtuar kreut të KOM – OA, z.z Stefanit. 

311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2024 11:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?