Gashi: Me votë ta ndalim eksodin e të rinjve!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Maj, 2024 21:31

Gashi: Me votë ta ndalim eksodin e të rinjve!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në tubimin qendror të VLEN-it në Tetovë, tha se gjatë këtyre 10 viteve angazhim në politikë, është ai i njejti dhe me të njejtat parime. Ai tha se sikurse në ditën e parë, edhe tani është në ballë të përpjekjes për ta rrëzuar “mikun e Gruevskit dhe aleatin e Vuçiqit”.

“Sonte qëndroj para jush ballëhapur të ju them se unë jam ai Afrim Gashi që dola ta rrëzoj Car Dushanin, jam po ai që dola ta rrëzoj Nikolla Gruevskin. Ndërsa jam po ai edhe tani që jam në ballë të kësaj përpjekje që ta rrëzojmë mikun e Gruevskit dhe aleatin e Vuçiqit”, tha Gashi.

Kreu i Alternativës tha se në çdo formë të veprimtarisë politike, nuk ka hequr dorë nga parimet e tij.

“Qoftë në rrugë me protesta, qoftë si opozitë parlamentare, qoftë edhe në pushtet të shkurtër, jam përpjekur që t’u përmbahem parimeve për të cilat i kam hyrë politikës”, deklaroi Gashi.

Ai i bëri thirrje nënave që me votën e tyre ta ndalin eksodin e të rinjve të cilët çdo ditë e më shumë po ikin për Evropë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Maj, 2024 21:31