Aksident trafiku në Shkup, lëndohen tre persona

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 7 Maj, 2024 09:54

Aksident trafiku në Shkup, lëndohen tre persona

Ministria për Punë të Brendfshme (MPB) njofton se sot ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën janë lënduar tre persona.

“Në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhat Partizane” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S Shkupi dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.A (27) nga fshati Saraj, Shkup.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë E.S. të konstatuar në Kompleksin “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bashkudhëtari I.A. (32) nga fshati Lubin gjithashtu ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 7 Maj, 2024 09:54