PSG – Dortmund, sonte mësohet finalisti i parë i Champions League

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 7 Maj, 2024 09:19

PSG – Dortmund, sonte mësohet finalisti i parë i Champions League

Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund do të luajnë sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Ndeshja e kthimit do të luhet në Paris, ku nikoqiri do të tentojë të ndryshojë rezultatin e ndeshjes së parë. Kujtojmë se në ndeshjen e parë gjysmëfinale Dortmundi fitoi 1:0 me golin e Niclas Fullkrug në minutën e 36-të.


“Qëllimi është finalja, dhe për ta arritur atë, ne duhet të jemi më të mirë se Dortmundi i madh. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne duhet të punojmë për të”, tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

“Të shkojmë në Wembley duhet të fitojmë. Ne kemi nevojë për një barazim, por ne duam të fitojmë. Ne kemi një avantazh të vogël dhe një mundësi të madhe. Do të duhet të bëjmë më të mirën, të kemi një plan dhe një ide të mirë. Unë pres një PSG më të mirë se në ndeshjen e parë, por ne duam finalen”, tha trajneri i Dortmundit, Edin Terzic.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 7 Maj, 2024 09:19