Vriten 3 palestinezë në sulmin izraelit në qytetin Rafah

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 9 Maj, 2024 19:59

Vriten 3 palestinezë në sulmin izraelit në qytetin Rafah

Në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës u vranë 3 palestinezë, raporton Anadolu.

Burime shëndetësore duke folur për Anadolu thanë se 3 personat që humbën jetën në sulmin ajror që synonte lagjen “Brazil” në jug të qytetit Rafah u sollën në Spitalin privat të Kuvajtit.

Dëshmitarët okularë thanë se avionët luftarakë shënjestruan një grup qytetarësh pranë një xhamie, ku 3 persona humbën jetën në sulm ndërsa xhamia u dëmtua.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 34.844 palestinezë, mes të cilëve të paktën 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra, u vranë dhe 78.404 persona u plagosën.

Në deklaratën e saj më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë. Mëngjesin e 7 majit ushtria izraelite nisi sulm tokësor në Rafah dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 9 Maj, 2024 19:59