Debakli më i madh historik: Si dhe pse LSDM u bë forca e tretë politike në Maqedoni?!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 22:35

Debakli më i madh historik: Si dhe pse LSDM u bë forca e tretë politike në Maqedoni?!

Nga 500,000 në 2002 në 155,000 në 2024. Si LSDM nga dikur partia më e fuqishme doli në margjina, u bë forca e tretë politike në Maqedoni? Sipas shifrave, rënia e socialdemokratëve filloi me ardhjen në pushtet të Zoran Zaev. Në vitin 2016 morën 49 deputetë, katër vite më vonë dolën më keq. Në vitin 2020 dhe me ndihmën e Besës, numri ra në 46 dhe dy ditë më parë përjetuan një debakli historik, duke marrë vetëm 18 deputetë, përcjell FLAKA.

Gjithçka filloi kur Zaev vendosi të hyjë në partneritet me BDI-në dhe të thyejë pothuajse gjithçka që premtoi. Vetëm dy muaj pasi u bë kryeministër, Bojko Borisov nënshkroi marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Hapëm rrugën e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë bërë një hap historik përpara”, tha Zaev atë kohë.

Vetëm një vit më vonë, më 17 qershor 2018, erdhi Marrëveshja e Prespës, me të cilën Maqedonia mori prapashtesën “e veriut”, pas një referendumi të pasuksesshëm.

“Rroftë Maqedonia. Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut”, thoshte Zaev.

Me ndryshimin e emrit Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe u premtua përparim i shpejtë drejt Bashkimit Evropian. Por bllokadat erdhën fillimisht nga Franca, pastaj nga Bullgaria, e cila, në bazë të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, i dha vendit edhe më shumë kushte. Pastaj propozimi francez dhe dy protokollet u pranuan, të gjitha për shijen e Bullgarisë. Aty politikanët u pajtuan që historianët të negociojnë për Goce Dellçevin dhe gjithë kryengritjen e Ilindenit, duke ditur pikëpamjet e bullgarëve për këtë çështje, domethënë se revolucionari Dellçev, sipas tyre, ishte bullgar.

Ish-kryeministri Kovaçevski fillimisht ka refuzuar të paktën deklarativisht, para kamerave ka thënë me vendosmëri “jo” në mes të Brukselit.

“Propozimi në formën e tanishme është i papranueshëm për mua, për presidentin e vendit, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski më 23 qershor 2022.

Qëndrimi i vendosur i Kovaçevskit u prish në vetëm shtatë ditë. Një i ri erdhi më 1 korrik 2022, por në thelb ishte i njëjti propozim i vjetër. Kovaçevski atëherë, pa asnjë konsultim me opozitën, doli kundër qytetarëve dhe ekspertëve. Ai pohoi se ishte një zgjidhje e mirë dhe filloi ta shtynte me çdo kusht, gjë që në fund ia doli.

“Prej këtu dhe sot e tutje po ecim përpara me një hap të përshpejtuar për t’iu bashkuar familjes evropiane, në të cilën shumë shpejt do të dëgjohet zyrtarisht gjuha jonë maqedonase”, tha Kovaçevski më 1 korrik 2022.

Krahas ndryshimit të emrit, marrëveshjes me Bullgarinë, propozimit të pranuar francez, qeveria e LSDM-së gjatë shtatë viteve të fundit me retorikën e saj i ka shkatërruar qëndrimet maqedonase për çështje historike.

“(Pas nesh është Goce Dellçev, shkolla e mesme kombëtare quhet Jane Sandanski, supozoj se një numër i madh rrugësh tani janë emëruar me emrin e heronjve gjeneralë, maqedonas apo bullgarë?) Sipas meje, këta janë njerëz nga historia jonë e përbashkët, të cilët vetëm mund të na lidhin dhe duhet të jemi absolutisht të lumtur që na lidhin, mos i shikoni gjëra të tilla sikur na ndajnë”, tha Zaev më 17 nëntor 2017.

Dëshmi e rënies së madhe të LSDM-së është edhe ajo se humbën në bastionin e socialdemokratëve, në Strumicë të Zaevit, dhe humbën edhe në komunat tjera që konsideroheshin bastionet e tyre, si në Qendër dhe Karposh. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 22:35