Dua Lipa tregon stilin e veçantë me një xhaketë motorike, teksa kapet për dore Callum Turner gjatë një daljeje

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 20:18

Dua Lipa tregon stilin e veçantë me një xhaketë motorike, teksa kapet për dore Callum Turner gjatë një daljeje

Dua Lipa dhe Callum Turner u mbajtën për dore, teksa po dilnin nga “Chiltern Firehouse”, gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Ylli i popit, 28-vjeç, dukej mahnitëse me një xhaketë motorike lëkure, kuq e zi dhe një palë pantallona me logo Gucci teksa po dilte nga hoteli me burrin e saj.

Dua vendosi taka të veshura me diamante dhe aksesorë, me një palë vathë të mëdhenj prej ari, shkruan DailyMail.

Aktori Callum, 34 vjeç, vendosi të dukej më thjehtë, duke dalë për mbrëmjen në një ansambël tërësisht të zi.

Çifti u pa duke u larguar së bashku nga streha e preferuar e të famshmëve në orën 2 të mëngjesit, me duart e tyre të ndërthurura fort.

Dua Lipa dhe partneri i saj fillimisht u lidhën janarin e kaluar kur u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjatë premierës së “Masters Of The Air” në Londër. /Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 20:18