Ekzekutohet në makinë 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 10 Maj, 2024 08:34

Ekzekutohet në makinë 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 32-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Bajron për larje hesapesh mes bandash.

Mediat greke bëjnë me dije se viktima, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme (9 maj) teksa ndodhej në makinë me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur, ndërsa djali i cili sapo kishte zbritur nga makina, ka parë gjithë skenën.

Mediat greke raportojnë gjithashtu, se autorë ishin dy persona me motoçikletë të cilët janë afruar pranë automjetit të parkuar të 32-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32-vjeçari dyshohet se  ka pasur “llogari të hapura” me një bandë shqiptare, ndërsa raportohet gjithashtu se ka qenë i përfshirë më herët në një tentativë vrasje.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 10 Maj, 2024 08:34