Ish kryeministri Zaev humbi tek fshati i lindjes

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 20:32

Ish kryeministri Zaev humbi tek fshati i lindjes

Koalicioni për Ardhmëri evropiane i udhëhequr nga LSDM humbi edhe në fshatin e lindjes të ish-kryetarit të LSDM-së dhe ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Bëhet fjalëq për fshatin Murtinë në Strumicë, që ky rajon në përgjithësi konsiderohej bastion i socialdemokratëve dhe që komuna ende udhëhiqet nga nga Kostadin Kostadinov i LSDM-së.

Në fshatin Murtinë u votua në dy qendra votimi 1840 dhe 1841, ky VMRO-DPMNE edhe në raundin e parë të presidencialeve, por edhe në raundin e dytë dhe votimet për parlamentaret, mori më shumë vota.

VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi 287 vota, ndërsa LSDM 166. Në raundin e dytë dhe parlamentare, VMRO mori 234 ndërsa LSDM 145 vota.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 20:32