Nuk shpërbëhet, Fronti Europian vazhdon të jetë bashkë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 20:27 Përditësuar

Nuk shpërbëhet, Fronti Europian vazhdon të jetë bashkë

Zërat se Partia Demokratike Turke e Bejxhan Iljas do të largohet nga Fronti Europian për t’u bashkuar me VMRO-në në Qeveri, i ka mohuar edhe Arbër Ademi nga BDI ku tha se Fronti vazhdon të jetë i bashkuar siç ka qenë gjithmonë, transmeton TV21.

“Fronti Europian të nesërmen ka takim pune edhe të gjitha partitë politike që e përbëjnë Frotin Europain do të jen aty, siç kanë qenë bashkë gjatë gjithë kësaj periudhe edhe në të ardhmen”, tha Arbër Ademi.

Edhe Bejxhan Iljas i tha TV21 se nuk ka komunikuar me askënd që siç tha, për të ndërruar që të bëhet pjesë e Qeverisë dhe shtoi se qëndron pas marrëveshjes që ka nënshkruar me Frontin Europian.

Fronti Europian mblidhet nesër në Shkup

Liderët e Frontit Europian do të mblidhen nesër në Shkup, ka bërë të ditur Arbër Ademi nga BDI-ja pas mbledhjes së integristëve në Reçicë të Vogël – Tetovë.

“Dhe çështja e fundit që u diskutua është takimi i i nesërm. Fronti Europian ka nesër takim pune në Shkup në ora 13:00”, tha Ademi.

Arbër Ademi në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, ka kumtuar tre pikat që janë konstatuar sot. Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani.

“U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit… Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 20:27 Përditësuar