RMV, deri më 3 qershor do të jetë i hapur konkursi për çmimin poetik “Struga e re”

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:29

RMV, deri më 3 qershor do të jetë i hapur konkursi për çmimin poetik “Struga e re”

Në kuadër të “Mbrëmjet strugane të poezisë” do të ndahet çmimi “Struga e re”, çmim i cili i jepet veprës më të mirë poetike, transmeton Portalb.mk.

“Festivali “Mbrëmjet strugane të poezisë” në bashkëpunim me Shtëpinë Evropiane dhe mbështetjen e Delegacionit të BE-së në RMV, ka publikuar konkursin për çmimin e poezisë “Struga e re” 2024 për përmbledhjen më të mirë te poezive të papublikuar nga ndonjë autor i ri debutues”, deklaroi Ministria për Kulturë.

Kriteret dhe kushtet e konkursit janë paraqitur në Konkurs.

“Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në adresën e “Mbrëmjeve strugane të poezisë” është 3 qershori i vitit 2024”, deklaroi Ministria.

Ndryshe, poeti maqedonas Vllada Urosheviq më 27 gusht edhe solemnisht u bë laureat i përvitshëm dhe fitues i “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet strugane të poezisë.

Fitues i çmimit “Urat e Strugës”, për veprën më të mirë debutuese për vitin 2023, është Gavin Bradli nga Irlanda e Veriut. Çmimi “Vëllezërit Milladinovci” iu dorëzua Dimitar Bashevskit.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media