Chelsea rikthehet në fund dhe merr fitore që e mban në garë për Evropën

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 21:32

Chelsea rikthehet në fund dhe merr fitore që e mban në garë për Evropën

Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Nottingham me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 36-të të Ligës Premier.

Blutë e Londrës e nisën shumë mirë ndeshjen, ku në minutën e 8-të Cole Palmer asistoi te Mykhailo Mudryk që shënoi për 1-0.

Por pas pak minutash, Nottingham arriti të barazojë rezultatin me Willy Boly që shënoi për 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta sjelli gola të tjerë, ku të gjithë u shënuan në 15 minutat e fundit.

Morgan Gibbs-ëhite sërish asistoi edhe tek goli i dytë, kur Callum Hudson-Odoi shënoi për 2-1.

Por Chelsea nuk u dorëzua dhe shënoi dy herë brenda katër minutash për të kthyer gjithçka në favor të tyre.

Fillimisht Raheem Sterling barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 80-të, ndërsa në minutën e 82-të. ishte Nicolas Jackson që shënoi për 3-2.

Kjo fitore e mban Chelsean në vendin e shtatë me 57 pikë, aq sa ka edhe Newcastle dhe vazhdon të mbetet në garë për një vend në garat evropiane. /Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 21:32