Misajllovski: VMRO-DPMNE do të përpiqet të formojë qeveri të re me ministri të riorganizuara
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se mandatari i ardhshëm Hristijan Mickoski do të mundohet të sigurojë dy të tretat e përkrahjes në Kuvend për ndryshimet e ligjit, me të cilat qeveria e re që nga fillimi do t’i kishte portofolet e reja që i kishin paralajmëruar gjatë fushatës, përcjell FLAKA.
VMRO-DPMNE do të përpiqet të formojë qeveri që nga fillimi do të jetë me ministri të riorganizuara, siç paralajmëroi kjo parti në fushatën zgjedhore. Kështu tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, në emisionin “360 gradë” në MRT 1. Për ta realizuar këtë, mandatarit të ardhshëm do t’i duhet dy të tretat e mbështetjes në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
“Ne do të përpiqemi ta bëjmë. Natyrisht, mandatari, gjegjësisht kryetari Hristijan Mickoski, do të mundohet ta bëjë këtë në afatin ligjor që do të vijojë dhe mendoj se do të ketë sukses si mandatar që të bëjë një nga qeveritë më të mira”, tha Misajlovski.
I pyetur nëse ka marrëveshje politike ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së që pas një rivotimi të mundshëm të disa vendvotimeve në njësinë e pestë zgjedhore për të cilat ka ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, LSDM-ja të marrë një mandat tjetër në kurriz të BDI-së, dhe në këmbim LSDM do të ofrojë mbështetje për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, Misajllovski u përgjigj:
“Nuk ka marrëveshje politike. Por ajo që kemi dëgjuar është se ka më shumë ankesa për më shumë vendvotime… BDI nuk mund të fajësojë për inxhiniering zgjedhor, ne e pamë se çfarë bënë në terren. Në fakt, unë kam qenë kandidat në njësinë zgjedhore dy – çfarë është bërë në Likovë, çfarë është bërë në Haraçinë, çfarë është bërë në Shuto Orizar dhe ata dinë shumë më tepër, me gjithë procesin e ryshfetit, me presione dhe kërcënime. Por ajo që është e vërtetë është se nëse Gjykata Administrative i miraton paditë se mund të ketë rivotim në disa vende, LSDM mund të marrë një deputet, por VMRO-DPMNE mund të marrë edhe një deputet shtesë, por unë nuk mund të flas tani. Le të shohim se cilat qendra votimi janë duke u përpunuar”, thotë ai.
Në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Ministria e Politikës Sociale, Demografia dhe Rinisë, Ministria e Sportit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, gjithashtu siç janë parashikuar Ministria e Transformimit Dixhital. FLAKA