Pendarovski: Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin e treguar në mandatin e kaluar

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 13 Maj, 2024 09:45 Përditësuar

Pendarovski: Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin e treguar në mandatin e kaluar

Pas dorëzimit të detyrës presidentes së re të shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, ish-presidenti Stevo Pendarovski me një postim në Facebook falënderoi qytetarët për besimin e treguar në pesë vitet e fundit të mandatit të tij.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin e treguar dhe të gjithë bashkëpunëtorëve me të cilët kemi punuar së bashku në pesë vitet e fundit”, shkruan Pendarovski.

Pendarovski dje zyrtarisht ia ka dorëzuar kryesinë Siljanovska-Davkovës në vilën “Vodno”.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 13 Maj, 2024 09:45 Përditësuar